
Me dy javë të mbetura në La Liga 2, Granada ndodhet shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit spanjoll, teksa ditën e sotme do të luajë kundër Mirandes.
Tifozët kërkojnë një fitore për të qenë vetëm një hap larg rikthimit në La Liga dhe duket se këtë e kanë bërë me një foto të Uzunit.
Beratasi është kthyer në një “idhull” për tifozët, të cilët herë pas here e surprizojnë lojtarin shqiptar. Këtë herë në rrugët e qytetit dëgjohet në kor brohoritje për Uzunin, ndërsa thërrasin edhe emrin e tij. Gjitashtu një tifoz mban në duar edhe pankartën e sulmuesit të kombëtares.
Kujtojmë se Granada udhëheq La Liga 2 me 69 pikë, 1 më shumë se Las Palmas, kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje deri në përfundim të kampionatit.
Lini një Përgjigje