TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2023, 13:12

Zhegrova drejt Milanit? Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer, futbollisti kosovar shihet si zëvendësuesi i Messias

Shkruar nga Pamfleti

Zhegrova drejt Milanit? Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer,

Pas dështimit në Ligën e Kampioneve dhe në Seria A, Milan është duke menduar për ndryshime sa i takon fazës sulmuese të skuadrës.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane në radarin e “Djallit” ka rënë sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. Sulmuesi dardan po kalon një super sezon në Ligue 1 me skuadrën e Lille dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re.

Ndërkohë që marrëdhëniet e shkëlqyera me klubin francez e ndihmojnë Milanin, edhe nëse për momentin nuk ka negociata në zhvillim. Nëse do të transferohej te Milan, Zhegrova do të zinte vendin e Messias te skuadra e Piolit.

 

milan zhegrova

Lini një Përgjigje