TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2023, 15:55

Humbja e dytë radhazi për “Spërsat”, Brentfordi përmbys Totenhemin për 12 minuta

Shkruar nga Pamfleti

Humbja e dytë radhazi për “Spërsat”, Brentfordi

Brentfordi ka fituar 3-1 në transfertë ndaj Totenhemit në ndeshjen e vlefshme për javën e 37 të Premier Ligës.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Spërsat” me Herri Kejnin në minutën e 8 nga një goditje dënimi e mrekullueshme.

Megjithatë, “Spërsat” nuk arritën të ruanin avantazhin dhe u përmbysën nga miqtë në pjesën e dytë. Protagonisti i 45 minutave të dyta ishte Mbeumo, autor i një dygolëshi në minutën e 50 dhe të 62.

Në minutën e 88, erdhi edhe goli i tretë i miqve i shënuar nga Visa, që mbylli ndeshjen.

Pas kësaj ndeshje, Totenhemi renditet në vendin e 7 me 57 pikë, ndërsa Brentordi në vendin e 9 me 56 pikë.

brentfordi totenhemi premeir liga

Lini një Përgjigje