TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2023, 17:19

Sukses i jashtëzakonshëm i Ilir Dajës, Ballkani shpallet kampion për të dytin vit radhazi në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Sukses i jashtëzakonshëm i Ilir Dajës, Ballkani shpallet kampion

Ballkani i Ilir Dajës është shpallur kampion për të dytin vit radhazi në Kosovë, duke mundur me rezultatin 2-0 Ferizajn.

Humbja e Dritës ndaj Malishevës i shpall zyrtarisht kampion një javë para fundit të kampionatit, teksa ky është edhe titulli i dytë rresht i teknikut kryeqytetas me skuadrën suharekase.

Ballkani renditet në vendin e parë me 72 pikë, ndërsa Drita përfundon e dyta me 5 më pak. Sa i takon ndeshjes, golat u shënuan nga Kuc në minutën e 65 dhe Korenica në minutën e 77. Kjo bëri që të gjithë të pranishmit në stadium të shpërthenin në festë për fitoren e ndeshjes por edhe të titullit.

Në sfidat e tjera, Gjilani barazoi 2-2 me Llapin, duke lënë garën për Europën të hapur, kur javën tjetër do të ketë një duel direkt me Dukagjinin.

Kjo e fundit mundi me rezultatin 3-1 Trepça ’89, ndërsa Prishtina triumfoi 4-1 përballë Drenicës.

ballkani skuadra kosovare ilir daja

Lini një Përgjigje