TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Shkurt 2024, 16:04

Zbulohen detaje nga tradhëtia e Francesco Totti, Ilary: Kishte nisur që në janar 2021

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen detaje nga tradhëtia e Francesco Totti, Ilary: Kishte nisur

Një ndër divorcet më të bujshëm të botës së spektaklit aktualisht është ai mes Ilary Blasi dhe Francesco Totti.

Të dy akuzojnë njëri-tjetrin dhe pretendojnë se martesa ka përfunduar për shkak të tradhëtisë së tjetrit.

Ilary në librin e saj tregon se tradhëtia ka nisur nga bashkëshorti, por ky i fundit thotë se lidhja e tij paralele nisi në janar 2022 pasi ka zbuluar tradhëtinë e bashkëshortes.

Mirëpo Blasi në librin e saj jep më shumë detaje që çojnë në rindërtimin e zinxhirit të tradhëtive.

Sipas saj në 14 shkurt 2022, ish-e dashura e Totti-t, Noemi, kishte publikuar në rrjete sociale një fotografi me 13 trëndafila.

“Trembëdhjetë trëndafila nga ne”, shkruante Noemi në postimin e saj, çka nënkuptonte se lidhja kishte 13 muaj që kishte nisur.

“E kuptova që e kisha parë tashmë atë vajzë në Sardenjë, ku Francesco kishte marrë pjesë në një turne pas udhëtimit tonë për në Moskë. Ajo ishte aty me fëmijët e saj”, ka treguar Ilary në një intervistë.

Pikërisht në atë periudhë, sipas Tottit, Ilary ka shkëmbyer mesazhe komprometuese me Cristiano Iovinon me të cilin kishte një lidhje jashtë martesore.

ilary blasi francesco totti

Lini një Përgjigje