TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Nëntor 2023, 10:16

Vogëlushja e përshëndeste me zell nga salla, Fjoralba Ponari: Harrova të prezantoja

Shkruar nga Pamfleti

Vogëlushja e përshëndeste me zell nga salla, Fjoralba Ponari:

Fjoralba Ponari është një nga figurat mjaft të dashura televizive, të cilën e shohim çdo të dielë nën prezantimit e spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri, “Portokalli”, përkrah Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi.

Mesa duket, në spektaklin e fundit, Fjoralba është përballur me një situatë mjaft të këndshme gjatë prezantimit, pasi një vajzë e vogël është ngritur nga audienca dhe ka nisur ta përshëndesë moderatoren, e cila thuajse harroi të vijonte prezantimin.

Ponari ka publikuar një video në profilin e saj të Instagramit, ku shihet teksa përshëndet me dorë vogëlushen, sikurse ka zbuluar ajo vetë dhe bashkangjitur ka shkruar:

“Fakt qesharak: Desh harrova të prezantoja, sepse më tërhoqi vëmendjen një vajzë e vogël që u ngrit në këmbë e po më përshëndeste gjithë emocion”.

Fjoralba Ponari ka nisur të prezantojë “Portokalli” në vitin 2021 përkrah Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut. Përveçse është e angazhuar me programin humoristik, Ponari ka hapur gjithashtu një kanal në “Youtube”, përmes së cilit zbulon më shumë rreth udhëtimeve të shpeshta që ajo bën me partnerin e saj.

Vogëlushja e përshëndeste me zell nga salla, Fjoralba Ponari:

fjoralba ponari vogelushja

Lini një Përgjigje