
Dyshja Françesko Toti-Ilrai Blasi bënë shumë bujë me divorcin e tyre dhe historitë e tradhtisë, por janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me një skandal të ri.
Megjithatë, këtë herë nuk janë ata protëgonistë, por pikërisht vajza e tyre, 16-vjeçarja Shanel Toti. Edhe pse ende e mitur, vajza është bërë pjesë e një trekëndëshi dashurie dhe ndaj saj janë drejtuar shumë akuza.
Shanel ka lindur në vitin 2007 dhe është ende e mitur. Në të kaluarën, shumë e shihnin shpesh në “Olimpico” nën shoqërinë e Françeskos, i cili ishte dhe mbetet një ikonë e Romës.
Po këtë herë vëmendje ka marrë lidhja e saj e dashurisë me Kristiano Babalus, ish-të dashurin e tiktokeres Martina De Vivo (21-vjeçe), me të cilin ka një fëmijë. Tashmë, Shanel po akuzohet se edhe pse vetëm 16-vjeçare, ajo “vodhi” të dashurin e Martinës.
Në kulmin e skandalit, i dashuri i vajzës së mitur të Totit, Kristian Babalus, pretendon se njohja e tij me Shanel ka nisur vetëm pasi ai i ka dhënë fund lidhjes me Martinën, e cila pretendon të kundërtën dhe thotë se në celularin e tij ka gjetur video-thirrje që ai i ka shkëmbyer me vajzën e Totit, edhe pse në atë kohë ishte në një lidhje.
Ashtu si Shanel dhe Martina, Kristian është gjithashtu një yll i Tik-Tokut në Itali dhe përveç rolit të tij si influencues, ai ka edhe rolin e menaxherit të një dyqani pajisjesh sportive në Romë.
“Kur fëmija nuk ishte as dy muajsh, hapa telefonin e të dashurit tim që jetonte me mua në shtëpi dhe gjeta një telefonatë nga Shanel Totit. I shkruaj, madje ajo mohon që e ka takuar. Pas disa ditësh vjen për të parë fëmijën, i tregoj provat dhe ai konfirmon që gjithçka është e vërtetë, padyshim që e nxjerr nga shtëpia dhe i shkruaj Shanel. Ajo përgjigjet se problemi nuk është i saj, por i Kristianos, ish-it tim”, tha Martina.
Lini një Përgjigje