
Sara Gjordeni do mbahet mend gjatë këtë Big Brother, për faktin që, kur Bardhi doli nga shtëpia (thuhet për shkak të modeles) dhe nuk iu përgjigj statusesve dhe mesazheve të saj, vajza nga Kuçova nuk u mendua dy herë dhe u nis për në Kumanovë, që të vazhdonte lidhjen (nëse mund të quhet e tillë) që nisi brenda shtëpisë së famshme.
Meqë nëna e Bardhit erdhi nga Gjermania vetëm për të larguar të birin nga Sara (sepse fare mirë mund të kurohej në spitalet e atjeshme), edhe publiku ka pikëpyetje mbi marrëdhëniet e Sarës dhe familjes së këngëtarit.
Ndaj, mbrëmjen e djeshme, teksa ka krijuar një pyetësor në llogarinë e saj personale të Instagramit, ndjekësit e pyetën me të drejtë: Si të pranoi familja e Bardhit?
Me një delir të pashoq dhe shumë të pajustifikuar, Sara përgjigjet:
“Pranuan?? Hë pra, si e pranuan tjetrën…student ekselente, e super shkolluar, me të ardhmen të siguruar në çdo sens, me familje që e duan, Miss Globe pak aty, me CV më të plotësuar akademikisht dhe profesionalisht që ke parë ndonjëherë për një 27-vjeçare. Super e dashur, super e përkushtuar, super besnike, super e artikuluar, super protektive. Dreqi e mori, si më pranuan???
Por le t’i marrim gjërat me radhë: Të jesh studente ekselente, nuk të bën njeri ekselent. Super shkolla e Sarës kufizohej në profesion vetëm si figurante tek emisioni i vëllezërve Veshaj “Më lër të flas”.
Familje varet çfarë quan Sara, se me babain e ndjerë ishte në luftë të hapur. “Miss Globe” patjetër, sidomos pas ndërhyrjeve estetike. Super e dashur u pa në fakt se i donte të gjithë si të ishin të vetët. Super besnike, patjetër, duke patur parasysh që pa mbyllur historinë me boksierin u lidh me Bardhin sepse rrezikonte eliminimin nga BBV3. Super e artikuluar, mos pyet, se pamë një fjalor aq të pasur, sa do e kishte zili çdo albanolog. Protektive ishte në fakt, se më shumë mbronte Meritonin se Bardhin. Ishte aq e formuar si vajzë, sa do bëjmë peticion tek Akademia e Shkencave që të jetë ajo në krye sot e tutje.
Me këtë delir që ka Sara, edhe Narçi do ia kishte zili kaq narçizëm.
Megjithatë, sa për ta përmbyllur, Gazi brenda shtëpisë së Big Brother, i cili e njihte shumë mirë Sarën jashtë, i tha një fjali, të cilën ajo, kush e di pse, nuk e kundërshtoi dot: Pse bën sikur ke ndonjë farë standarti, se ti edhe jashtë, gropë ke qenë!
Nejse, lum si Sara për mendjen e ndritur që ka dhe verbërinë para realitetit. /Pamfleti

Lini një Përgjigje