TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Shkurt 2025, 12:29

Ups! Askush nuk e dëgjoi? Ledion Liço, zero konsideratë për Eglin

Shkruar nga Pamfleti

Ups! Askush nuk e dëgjoi? Ledion Liço, zero konsideratë

Loja e produksionit për të rikthyer në shtëpinë e Big Brother 7 ish-banorë, bëri që ‘medemek’ Gjesti, përveç banorëve që dolën me Zarf të Zi prej tij, të rikthejë edhe Redonin, me të cilin Egli pati një flirt. Jo vetëm kaq, por kur ai doli, Egli u trishtua e madje qau.

Të nominuarit për rikthim: Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani, Jozi. Redon Berani, djali i këngëtares së famshme Gili, u largua me dëshirë në ditët e para të spektaklit.

Egli e vuajti ikjen e tij deri në momentin që u shfaq Gjesti dhe nisi ‘përndjekjen’ ndaj këtij të fundit, a thua se e ka ‘dashurinë e jetës’.

I pyetur nga Ledion Liço nëse do të afrohej sërish me Eglin, Redoni u përgjigj: “Nuk besoj se do të afrohem”.

Kjo deklaratë, u shoqërua nga një koment thumbues i Ledionit: “Jo mo, kush i afrohet më asaj!”, koment që nuk u vu re, por që tregonte haptas mendimin aspak pozitiv të moderatorit ndaj banores.

Gjithsesi, i pyetur pas Prime-t për ndonjë romancë në rast rikthimi, Redoni tha se mund t’i rikthehej ndonjë historie të vjetër. Mesa duket ai ndërroi mendim. Jo për gjë, por me një si Egli, suksesin në shtëpi e ke të garantuar.

ledion lico egli tako redon berani

Lini një Përgjigje