
Pas daljes nga shtëpia e Big Brother Livia kuptoi se Rozanën nuk e kishte patur armike, por mike. Kështu të paktën u shpreh në Fan Club.
Megjithatë, para se të largohej ajo pati një debat shumë të ashpër me Rozin, zënka që zgjatën gjithë javën e nominimit të Livias dhe kulmuan me natën e Prime-t.
Fraza e Rozanës se ‘Livia rrezikonte të dilte’ u mor shumë keq nga kjo e fundit, aq sa e akuzoi këngëtaren dhe aktoren se nuk po e mbronte më, si shoqe që ishin.
Por të gjitha këto u ‘harruan’ sapo Livia doli jashtë shtëpisë. Mbase duke parë Big Brother-in nga jashtë, ish-banorja kuptoi se në të vërtetë Rozi e kishte mbështetur dhe jo e kundërta.
Aq shumë i mungon mikesha e saj, sa natën e kaluar, Livia ndau një foto në Instastory ku shihet Rozana bashkë më Laertin.
“Gjumin e amel me kta dy” shkruan ajo duke treguar se nuk ka asnjë hatërmbetje me Rozanën e se e konsideron ende mikeshë. Mirë Rozi, por i mungoka dhe Laerti...

Lini një Përgjigje