
Livia Brunga ishte e eliminuara e radhës Prime-n e së shtunës në Big Brother. Siç e do zakoni, ish-banorja ishte e ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club”.
Para se të linte shtëpinë, Livia pati debat të madh me Rozana Radin, mikeshën e saj në shtëpi. Pasi, sipas Livias, Rozi ‘e kishte lëshuar’ dhe nuk e kishte mbrojtur më ish-banoren, duke ndikuar në eliminimin e saj. Por në intervistën për Fan Club, Livia duket se ka ndryshuar mendim:
“Unë mendoj që Rozana ka dashur të më mbrojë disi, ka parë karakterin tim që unë jam pak më e ndjeshme për disa gjëra. Ama, e vetmja gjë që mua më ka penalizuar është që unë nuk kam kërkuar protagonizmin në mënyrë të dhunshme. Nuk e kam atë pjesë.
E pyetur nëse do të ketë një takim mes saj dhe Rozanës jashtë, ajo tha:
“Unë pres që të dalë Rozana sepse gjithçka që unë kam ndarë me të ishte shumë e vërtetë, e fortë, kemi qarë të dyja për njëra-tjetrën, kemi kaluar momente shumë të bukura dhe jemi vajza që duhemi shumë dhe ajo shoqëria jonë është.”
Livia u shpreh që edhe nëse do të rifutej sërish ajo nuk do të ndryshonte asgjë. Sa i përket eksperiencës në Big Brother, Livia e përshkroi duke thënë:
“Për mua ka qenë shumë e bukur. Ka qenë një gjë shumë e re, e kam përjetuar me qejf. Kam pasur mundësinë të njoh gjëra të reja dhe jam e lumtur.”
Lini një Përgjigje