TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Shkurt 2025, 10:57

Motra e Eglit: Momenti i saj i madh ende nuk ka ardhur brenda Big Brother

Shkruar nga Pamfleti

Motra e Eglit: Momenti i saj i madh ende nuk ka ardhur brenda Big Brother

Motra e Egli Takos, Ejona, ishte e ftuar në Fan Club ditën e djeshme.  Ndër të tjera ajo ka folur për mënyrën se si e shikon lojën e Eglit brenda në BBV por edhe se si i ka pritur komentet jashtë.

Ejona: Unë nuk besoj që ka familje që nuk mbështesin vajzën apo djalin e tyre. Kanë arritur derisa na kanë hyrë edhe në fjalët tona duke u shprehur edhe në emrin tonë. Shumë e padrejtë. Ne e mbështesim me të mirat dhe gabimet e saj, si çdo njeri. Askush nuk është perfekt. Ne nuk jemi persona publik, kështu që nuk jemi të mësuar me studiot televizive. Në kuptimin e mirë edhe na trembin kamerat.

Heidi: Si është Egli si motër në jetën e përditshme?

Emocionale, ashtu siç e shohin edhe atje brenda. Është po e njëjta Egli që është edhe jashtë me të mirat dhe të këqijat e saj por protektive, shumë protektive. Do të thoja që është vëllai i munguar i familjes sonë.

Heidi: Kur e sheh motrën të përlotur ose të mërzitur brenda shtëpisë, si je ndjerë dhe çfarë të ka prekur më shumë?

Ejona: Ka momente që e kam shumë të nevojshme t’i shpreh diçka. Në momentet kur ndihem keq ose kur ndihem poshtë që kam shumë nevojë që t’i them diçka, i shkruaj në Whatsapp. Një sekret i vogël për ju. Nuk marr përgjigje normalisht, por më duket sikur në njëfarë mënyre kam çliruar atë që doja t’i shprehja.

Heidi: Cili ka qenë momenti më i fortë për Eglin në BBV sipas këndvështrimit tënd?

Ejona: Mendoj që nuk ka ardhur akoma.

Heidi: A e mendoje se ajo do të krijonte një raport aty brenda me Gjestin?

Ejona: Jo vetëm unë nuk e mendoja, por edhe Egli vetë kur ka hyrë e ka shprehur që kjo ka qenë një nga gjërat që nuk mendonte se do ta bënte aty brenda. Por ja që gjërat ndodhin rrugës, ja që parashikimet e tua ndonjëherë nuk janë edhe aq të sakta.

 

ejona egli

Lini një Përgjigje