
Ish-banori i BBVA4, Xum Allushi, i cili u eliminua kur doli në nominim ‘kokë më kokë’ me Eglin, për të cilën kishte shfaqur simpati, mungoi në Prime-n e së shtunës ku ishin të ftuar të gjithë ish-banorët për të patur një shans të dytë për rikthim në Big. Gjithashtu mungoi edhe Marjusi, i cili njihet me emrin e artit si Zebervoki. Ky i fundit u pëlqye shumë nga publiku për lojën e tij dhe shumë kush ishte kundër daljes së tij nga Big Brother. Në një postim në Instagram, ai sqaron se:
“People, e kuptoj dashamirësinë tuaj, por në një lojë që unë zgjedh të mos jepem e mos të kapërcej norma të caktuara, përderisa marr një vendim për mos me lujt, nuk kam pse pres një mundësi të dytë, aq më tepër nga zgjedhja e një inividi. Nuk jam qen që ha kocka të ngelura e nuk jam krijesë që pres për mëshirë nga krijesat e tjera, vetëm se nga Krijuesi, prandaj do t’ju lutesha të më mirëkuptoni!”, përfundon postimi.

Nga ana tjetër Xumi ka falënderuar ndjekësit për mbështetjen dhe mesazhet, duke theksuar se nuk ishte i informuar për rikthimin e disa banorëve, çka e bëri të distancohej nga situata.
Më tej ka shprehur mirënjohje ndaj produksionit të BBV4 dhe stafit të Top Channel, por theksoi se nuk do të jetë kurrë një “lëpirës fame.”
“Mu s’më bën ai spektakël, unë e bëj spektaklin.”-ka shkruar Xumi, i cili me delirin i ka patur gjithmonë mirë punët.

Lini një Përgjigje