
Valixhja që i ra në dorë Gjestit kishte një zarf, i cili i jepte banorit të drejtën për të zgjedhur 7 nga banorët e eliminuar për një shans të dytë rikthimi në shtëpinë e Big Brother. Edhe pse Gjesti u betua se po të rikteheshin G Bani dhe Jozi, do të linte shtëpinë, sërish i përzgjodhi dy djemtë e larguar me zarf të zi, gjë që ngriti shumë pikëpyetje nëse vendoste Gjesti apo produksioni.
Pas Prime-t të mbrëmshëm, banorët, me përjashtim të G Banit, u intervistuan dhe këto intervista u transmetuan sot në Fan Club, ku secili prej ish-banorëve tregoi se çfarë do të bënte po të rikthehej në shtëpi.
Pyetje: Je një nga 7 të përzgjedhurit e Gjestit për një shans të dytë në këtë BBV…E prisje nga ai?
Jozi: E prisja që mungon pulsi aty. Loja e vërtetë është me ne dhe ka bërë zgjedhjen e duhur.
Amber: Në fakt edhe e prisja, sepse siç e tha dhe ai vetë, i mungon energjia shtëpisë dhe i bashkangjitet energjisë sime.
Krisa: Jam e surprizuar, por deri diku edhe e prisja. Më bëhet shumë qejfi që tek ai kam lënë përshtypje të mirë
Redoni: Po, e kam pritur. Se e kam ditur që i kanë folur mirë për mua dhe ai e ka dëshmuar çfarë zemre të madhe ka
Gerti: E kam pritur, sepse nuk kam patur kurrë probleme me Gjestin, përveçse kam hedhur ca rroba në ujë, kam fshirë ca këpucë me xhupat e Gjestit, por nuk kam pasur probleme. Ai e di mirë që e kam dashur fort dhe ai më ka dashur fort. Kishim një lloj kimie të dy që nuk atakoheshim. Kur atakoheshim, ishte me shaka
Klajdi: Nuk po i bëj lavde s më zgjodi mua, por unë asnjëherë s’e kam sharë. E falenderoj
Pyetje: Do të jesh krah Gjestit nëse hyn, apo do bësh lojën tënde?
Jozi: Nuk dua ta them atë pjesë, për shkak të respektit, meqë bëri atë përzgjedhje
Amber: Futesh dhe ndryshon mendim rrugës, por po më sulmoi, do e sulmoj edhe unë
Redoni: Ndoshta edhe u bë xheloz për mu, kështu që do e ngacmoja pak në fillmi me kriju dinamika
Gerti: Do ta mbaj edhe pak më afër, madje sapo të hyj, Gjestin në krahë dhe do futemi në pishinë të dy
Pyetje: Nëse rikthehesh, si do jetë loja jote në BBV?
Jozi: Më atmosferik (Jozi e di çfarë do të thotë kjo fjala), më debatues me të gjithë
Klajdi: Do flas pak më shumë, do ha më pak
Amber: Loja ime do vazhdojë ku e lashë. Se në momentin që unë do risjell informacionet që kam marrë jashtë, i bie të jetë lojë e pistë që ‘dëgjova për ju jashtë, dhe po vij t’ju sulmoj’
Krisa: Nuk do u besoj shumë njerëzve aty brenda
Gerti: Do bëj një lojë krejt tjetër. Një lojë që s’e kanë parë dhe as e perceptojnë dot. Do shohin një Gjest herë 10
Redoni: Ndoshta me ndonjë romancë të re, ndoshta me ndonjë të vjetër, s’i dihet
Pyetje: Nëse rikthehesh, cilët do të jenë miqtë dhe armiqtë e tu?
Jozi: Miq asnjë, armiq të gjithë
Gerti: Me Rozanen them se do bëj miqësi. Shalli i Rozit është ky që kam vënë. Por pashë që ajo mori në mbrojtje Laertin, kur sulmoi Gertin
Klajdi: Nuk e di kë do kem armik, përveç Rozanës, por mbetet për t’u parë
Pyetje: Nga 7 ish-banorët e përzgjedhur nga Gjesti, kë nuk do doje të rikthehej në BBV?
Amber: Jozi, sepse nuk më dha gjë brenda. G Bani e meriton një shans të dytë, sepse është lojtar
Krisa: Unë e kuptoj zgjedhjen e Gjestit për të treguar që nuk i trembet asgjëje, edhe pse Jozin dhe G Banin nuk do i zgjidhja, sepse më kanë dëmtuar
Gerti: Ça do japë Krisa, G Bani, Jozi do na tregojë dashurinë e lënë përgjysmë me Loredanën?
Klajdi: U tregua shumë burrë Gjesti, duke zgjedhur Jozin dhe G Banin, për të cilët mendoj se nuk duhet të rikthehen aty brenda
Pse publiku duhet të të përzgjedhë ty për t’u rikthyer në shtëpinë e BBV?
Jozi: Kemi çfarë japim në çdo pikëpamje
Amber: Unë e meritoj, sepse ndihem borxhlie ndaj popullit që më votoi aq shumë, sepse do buzëqeshjen time dhe batutat e mia.
Krisa: Mendoj që kam ende për të treguar në shtëpi
Gerti: S’ka Gert Ferra brenda zemra, e thjeshtë
Klajdi: Edhe për t’u kënaqur pak se ngelën duke u zënë moj motër
Lini një Përgjigje