
Prime-n e mbrëmshëm Egli nuk është shfaqur aspak mirë. Zëvendësimi që i bëri Gjesti, duke futur në shtratin e tij Rizartën, ka bërë që Egli të mos e mbledhë dot veten për dy ditë rresht, gjë që u reflektua edhe mbrëmë në Prime. Madje banorja kërkoi të largohej nga shfaqja reality, por pas ndërhyrjes së Ledionit, bëri sikur u qetësua disi.
Gjithsesi, Egli nuk ia doli të çonte përpara një sfidë të banorëve, të cilët të ndarë në grupe, duhet të bënin gjithçka së bashku, duke qenë se lidheshin me një litar.
Egli, e cila ishte pjesë e një grupi me Tirin, Gertën, Rizartën, Aldon dhe Rozanën, u shfaq e tensionuar dhe emocionalisht e ngarkuar pas spektaklit. Ajo e shprehu hapur vështirësinë për të vazhduar:
“Dua të rri vetëm, dua të fle vetëm, dua të pi cigare vetëm. Jam shumë e rënduar dhe nuk mund të rri e lidhur,” – tha ajo, duke sinjalizuar se nuk mund ta përballonte më këtë sfidë.
Pavarësisht përpjekjeve të Gertës dhe banorëve të tjerë për ta qetësuar dhe inkurajuar, Egli nuk pranoi të vijonte dhe vendosi të shkëpuste litarin. Ky veprim automatikisht çoi në dënim të gjithë grupin, sipas rregullave të vendosura nga Vëllai i Madh.
Vendimi i saj shkaktoi pakënaqësi mes banorëve, të cilët tani duhet të përballen me pasojat e dënimit. Situata ka rritur tensionin në shtëpi, dhe mbetet për t’u parë si do të ndikojë kjo në marrëdhëniet mes tyre në ditët në vijim.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje