TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Shkurt 2025, 10:45

“Po erdhën ata, dal nga shtëpia”/ Gjesti ‘harron’ çfarë thotë, i jep mundësi Jozit e G Banit të rikthehen

Shkruar nga Pamfleti

“Po erdhën ata, dal nga shtëpia”/ Gjesti

“Valixhja e tundimeve”, e cila iu dha Gjestit në Big Brother, si shpërblim për faktin se ishte lideri i shtëpisë, ishte i mbushur me zarfa, të cilët bënin të mundur ‘mbretërimin’ e banorit.

Në një nga zarfat shkruhej se Gjesti duhet të thotë emrat e shtatë banorëve që kanë lënë garën që nga fillimi. Ata do të dalin në një televotim dhe publiku do të vendosë që të rikthejë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm tre prej tyre.

“Ça kam hequr me i heq Vëllai i Madh”, tha Gjesti pasi lexoi zarfin dhe shtoi se “nëse kthehen ata që kanë dalë me Zarf të Zi (duke nënkuptuar Jozin dhe G Banin), ai nuk rri më në shtëpinë e famshme:

“Nuk ka shans, vijnë ata në shtëpi, unë dal”, tha ai teksa banorët e tjerë u shprehën se kanë dalë shumë konkurrentë dhe ai ka mundësi zgjedhjeje. Unë nuk e pranoj këtë gjë, unë dal prej shtëpie pasha shpirtin e nënës. Të kthehen ata që më kanë thënën fjalë të këqija, më kanë prekur me dorë, unë dal prej shtëpie. Është e tmerrshme kjo far pune”, tha Gjesti.

“Pse e hape zarfin? Pse u bëre pishman tani që e hape zarfin? Pse u mërizte”, e pyeti Gerta dhe ai iu përgjigj:

“Kam hequr shumë, më kanë ndodhur shumë gjëra dhe të kthehen ata banorë që më kanë prekur fizikisht, më kanë thënë ato fjalë mua. Si ‘pse u mërzita’? Të kem prapë punë me njerëz që më kanë thënë fjalë të këqija, më kanë përmend deri në farefis, që më kanë prekur me dorë, kurrë në jetë, nuk rri këtu”.

Gjithsesi ai përmendi 7 emra, të cilët tani janë në garë për t’u rikthyer në shtëpinë Big Brother (madje edhe ata për të cilët kërcënoi se do të linte shtëpinë po të riktheheshin):

Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani dhe Jozi.

Nga këta ish-banorë, tre do të kenë mundësinë të rikthehen nëpërmjet televotimit. Deri atëherë, çdo gjë mbetet për t’u parë.

Gjithashtu, Gjesti, falë ‘valixhes magjike’, vendosi që Valbona dhe Laerti të luajnë si një lojtar i vetëm deri në një moment të pacaktuar.

gjesti valixhja rikthim

Lini një Përgjigje