TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Shkurt 2025, 10:59

“I vodhe Big Brother”, ‘krisja’ e shoqërisë mes Livias dhe Rozanës “ndan” opinionistët: E mbajti në krahë

Shkruar nga Pamfleti

“I vodhe Big Brother”, ‘krisja’ e shoqërisë

Krisja e miqësisë mes Rozanës dhe Livias ka “ndarë në mendime” edhe dy opinionistët: Neda Ballukun dhe Arbër Hajdarin, të cilët duket mendojnë shumë ndryshe nga njëri- tjetri për rastin në fjalë.

Neda Balluku mendon se Rozana e ka ‘lëshuar’ Livian, pasi nuk iu desh më, duke qenë se e ka zëvendësuar me Loredanën dhe Valbonën.

Neda shtoi se Rozana ia ka vjedhur “Big Brother”-in banores, sespe e ka mbajtur “nën çadrën” e saj:

“Lëshimi ka ardhur sepse nuk i shërben më për asgjë. E para, Livia i ka shërbyer Rozanës për ta dëgjuar, sepse kur ajo donte t’i fliste publikut dhe e mbante Livian aty. E dyta, dikush që të adhuron e të sheh si idhull, sigurisht që të shërben. Këtë sot Rozanës ia bën Egli dhe Valbona dhe ndaj Livia nuk i duhet. Nuk e di si do shkonte rrugëtimi i Livias po të mos ishte nën çadrën e Rozanës por di të them se, po e them për herë të parë, ti Rozana ia ke vjedhur ‘Big Brother’-in e saj Livias.”- tha Neda.

Krejt ndryshe mendon Arbër Hajadari, i cili thotë se “Livia ka mbijetuar në Big, pikërisht sepse Rozi e ka mbajtur në kurriz”. Për Arbrin, Livia është një lojtare e dobët dhe nuk ka një strategji të sajën:

“Unë e kam ende të paqartë strategjinë tënde të lojës. Je lojtare e dobët dhe Rozana e ka bërë atë që bëri për t’i thënë Livias ‘lëviz’. Rozana nuk e ka në dorë të mbajë njerëz aty brenda. Në këtë gjendje, Livia është më shumë një pengesë, se sa një ndihmë për Rozanën. Nëse Livia nuk është forcuar ende brenda lojës, ky nuk është problemi i Rozanës. Rozana e ka mbajtur në kurriz, e ka sjellë ajo deri këtu. Nuk ka asnjë situatë tjetër përveç raportit me Rozanën. Marrëdhënia me Rozanën më shumë e ka favorizuar, se sa e ka penalizuar.”- tha Arbër Hajdari.

“I vodhe Big Brother”, ‘krisja’ e shoqërisë

arber hajdari neda balluku livia dhe rozana

Lini një Përgjigje