
Pas televotimit të fundit, Livia është banorja që ka lënë shtëpinë e Big Brother Albania VIP 4, në përballjen e saj kokë më kokë me Loredanën.
Pas nominimit të bërë nga dy opinionistët, të dyja banoret u cilësuan si më të rrezikuarat nga grupet e tyre.
Televotimi bëri të mundur që Loredana të vazhdonte garën e saj, teksa Livia mbylli rrugëtimin e saj në BBVIP 4.
Nga ana tjetër, shtëpia e Big Brother priti tre banorë të rinj: Riki, këngëtar dhe ish-konkurrent i “The Voice of Albania”; Shkëlzeni, 29 vjeç, sipërmarrës dhe mjek stomatolog nga Tropoja; dhe Mikela, 26 vjeç, blogere që jeton prej vitesh në Itali.
Të rinjtë ndanë edhe përshtypjet e para për banorët aktualë.
Mikela shprehu pëlqimin për Laertin, ndërsa tha se nuk i pëlqen Kelly.
Shkëlzeni pëlqen Gjestin dhe Eglin, por nuk preferon Vserlon.
Ndërsa Riki ka simpatinë më të madhe për Gjestin, ndërsa më pak të preferuarin e ka po ashtu Vserlon.
Mbetet për t’u parë se si do të shkojë rrugëtimi i tyre në “Big”.
Lini një Përgjigje