TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Shkurt 2025, 12:09

“Femër e ulët”, Xheneta i përgjigjet Gjestit: Për mua ke qarë e ke vrapuar

Shkruar nga Pamfleti

“Femër e ulët”, Xheneta i përgjigjet Gjestit:

Pasi pa intervistën e Xhenetës në Fan Club, Gjesti e quajti ish-partneren e Big Kosova ‘femër e ulët’.

Për të folur për këtë, por edhe për Gjestin në dy Big Brother-at e tij, Xheneta ishte e ftuar në ‘E Diell’. Ish-banorja komentoi deklaratat e këngëtarit dhe u ndal pikërisht tek fraza e papërshtatshme e tij:

“Me gjithë respektin, ai në këtë video e ka treguar veten që është tipik ai mashkulli që një herë vrapon shumë pas një femrës edhe qan e bën gjithçka pas saj, në momentin që ti ndahesh tregon tipik që flet për të ul”.

“Ai nuk më ka ulur mua, por vetëm veten edhe vlerat e tij. Për atë femrën e ulët ai ka qarë dhe ka vrapuar”.

Mes tjerash theksoi: “Ai nëse tenton mua të më ulë para një populli, mendoj që ul veten. Unë më mirë zgjedh me hesht se sa me fol ndaj tij”.

Xheneta shtoi se po e bën këtë lojë me Eglin si një lloj hakmarrjeje ndaj saj.

gjesti xheneta

Lini një Përgjigje