TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Nëntor 2024, 18:17

U pyet për historinë me Diddy-n, ja si reagon Jennifer Lopez

Shkruar nga Pamfleti

U pyet për historinë me Diddy-n, ja si reagon Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka një histori me reperin Diddy, pasi kanë qenë në lidhje nga viti 1999 deri në vitin 2001. Dhe duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit që lidhen me reperin, i cili momentalisht gjendet pas hekurave, Lopez është një prej personave që shpeshherë “ngacmohet” prej shumë individëve rreth Diddy-t.

Sakaq sipas Daily Mail, në një moment një fans e pyeti Lopez teksa ajo ishte në eventin e Unstoppable fundjavën e kaluar: “A keni ndonjë koment për Diddy dhe akuzat ndaj tij?”

Këngëtarja e njohur dyshohet se është inatosur shumë nga kjo pyetje.

Mediat e huaja thonë se pas kësaj ajo ka ndërprerë autografet dhe është larguar nga dhoma me sigurimin e saj, ndërsa disa fansa e kanë lutur që të mos largohet.

Lini një Përgjigje