TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Qershor 2023, 10:21

Tha se ka pajtuar 4 familje që ishin në gjak, rrjeti ‘shpërthen’ kundër Rudina Dembacaj: Ti nuk di të pajtosh familjen tënde

Shkruar nga Pamfleti

Tha se ka pajtuar 4 familje që ishin në gjak, rrjeti

Rudina Dembacaj ka zbuluar se kur ishte vetëm 16 vjeç ka pajtuar nga gjakmarrja 4 familje. Gjatë intervistës me Rozana Radin,   Rudina tregoi se kur ishte e vogël u inspirua nga i ati për të mësuar më shumë rreth Kanunit:

“Unë kam qenë shumë natyrë diplomate. Asokohe babi im fliste shumë për Kanunin, nuk ma dha ta lexoja në mënyrë shabllone por ma interpretoi dhe unë kam qenë shumë e interesuar të di çdo gjë për origjinën time që është Kelmendi, për ligjet e Kanunit, se cilat ishin të drejta sipas tim ati e se cilat jo. Im atë ishte një diplomat nga Malësia, nuk më kufizoi asnjëherë të isha vetja as mua as motrën time. Një porosi e tij ishte: mos e rrej veten kurrë.

Duke qenë kaq e përfshirë, me origjinën time, unë kisha marrë një lloj frymëzimi që këto familje që ishin në gjak duhet të pajtoheshin. Unë i mbaj mend shumë pak si emra, madje motra më ka detyruar të gjej dokumenta nga ajo kohë, se unë nuk i kam të dokumentuara, e dua t’i gjej”,- ka thënë Rudina.

Më tej ajo ka treguar se ka dëshirë t’i takojë këto familje.

“Unë e kam ndjerë asaj kohe, e jam shumë krenare për këtë pjesë të jetës pavarësisht se nuk më ka rastisur të flas. Dua t’i takoj, jam shumë kurioze të di si ka vazhduar jeta e tyre”, ka thënë aktorja e humorit.

Deklaratat e saj nuk janë marrë për të vërteta nga publiku i gjerë dhe në rrjetet sociale thuajse të gjithë komentet ishin të tipit: ‘Pajto një herë familjen tënde, pastaj familjet që janë në gjak’, duke iu referuar konfliktit që ajo ka me ish-bashkëshortin. Madje, ky i fundit e akuzon  se Rudina ka ndaluar të bijën të takohet me babain e saj, aq sa çështja ka përfunduar në gjykatë.

Disa prej komenteve:

‘Shikon enderra te bukura kjo Rudina’

‘Kjo nuk është e zonja të ruajë marrëdhënie korrekte me babanë e gocës së vetë , jo të pajtojë gjaqe. Bli ndonjë veshje firme e bëj ndoiçik botox o dele Rud , se për tjetër gjo sia thu ti o gru!’

‘Kjo pajton familjet e tjera po shkaterron tveten ..’

‘Haaaaaaaaaaaaaa i ka fut ne gjak ndoshta po’

‘Kjo mortja nuk pajtohet dot me burrat e vet, do pajtoje dynjanë’, ishin vetëm disa prej komenteve. /Pamfleti

 

Tha se ka pajtuar 4 familje që ishin në gjak, rrjeti

rudina dembacaj pajtim gjaqesh

Lini një Përgjigje