TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Qershor 2023, 10:03

Shkoi në Amerikë për koncert, Luizi ndryshon 'profesion'

Shkruar nga Pamfleti

Shkoi në Amerikë për koncert, Luizi ndryshon

Fituesi i “Big Brother Vip 2” Luiz Ejlli, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po mban disa koncerte për fansat e tij. Teksa ndodhet në Amerikë, përmes rrjeteve sociale ai ka zbuluar se ka takuar edhe familjarët e tij.

Ditën e djeshme, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku me shaka shprehet se kunati e ka futur menjëherë në punë.

“Qysh se erdha në Amerikë kisha dy ditë pushim, erdhi burri i motrës e më tha ‘A je pushim? Po, hajde me punu. Kam furgonin e shtrojmë pllaka’. Ika, ju ruajt i madhi Zot se kemi për të shtruar do pllaka”, thotë Luizi me humor.


Ndërkohë kunati i tij, i cili po realizon videon në fjalë dëgjohet teksa thotë: “Hajde punë të mbarë”.

luiz big brother vip koncert

Lini një Përgjigje