TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Mars 2024, 16:02

“Ta tregoj sa burrë jam”/ Përplasje Meriton- Romeo pas gjestit të heqjes së rripit nga moderatori

Shkruar nga Pamfleti
“Ta tregoj sa burrë jam”/ Përplasje Meriton- Romeo pas
Romeo dhe Meritoni

Romeo dhe Meritoni ka biseduar sot pas situatës së krijuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Dje, pas një debati me Riken e cila iu drejtua duke i thënë “s’je burrë”, Meritoni hoqi rripin e pantallonave dhe e la mbi tavolinë, duke i thënë asaj se mund t’ia tregonte.

Kjo shkaktoi shumë zhurmë dhe debat mes banorëve, ndërsa Romeo i tha sot se ndihej i zhgënjyer prej tij, sidomos pasi nisi të merrej edhe me Rozën dhe të debatonte metë.

“Një nga gjërat më të vështira që kam pasur në këtë shtëpi është shoqëria ime me ty. Ti e di që unë të dua shumë, por kam vënë re që situata e dytë kjo, që unë mërzitem më shumë te ty. Më dëgjo pse ndihem i zhgënjyer me ty… nuk më pëlqeve te dhoma që po merreshe me Rozën”, i tha Romeo.

romeo dhe meritoni bbv

Lini një Përgjigje