TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Maj 2026, 14:57

Stenaldo Mëhilli zbulon bashkëpunimin me Stinen: Më preku që në dëgjimin e parë

Shkruar nga Pamfleti
Stenaldo Mëhilli zbulon bashkëpunimin me Stinen: Më preku që
Stenaldo Mëhilli zbulon bashkëpunimin me Stinen: Më preku që në dëgjimin e parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Stenaldo Mëhilli, ishte i ftuar në emisionin Pardon My French, ku ka folur për eksperiencën e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, si dhe për projektet e reja artistike.

Ai ka treguar se periudha pas reality show-t ka qenë e ngarkuar, me angazhime të shumta në muzikë dhe reklama, duke theksuar se fama kërkon tashmë një qasje më dinamike.

“Ka pasur plot për t’u bërë këtë 1 muaj e gjysmë që nga dalja nga Big Brother, si muzika ashtu edhe reklama. Bota ka ndryshuar shumë dhe unë kam qenë një personazh që kam ruajtur një lloj konfidencialiteti me veten, një lloj mburoje. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe që të qëndrosh në fokus duhet të dish t’i bësh pak të gjitha,” – u shpreh ai.

Më tej, Mëhilli foli edhe për bashkëpunimet muzikore, duke përmendur projektin me Stinen, të cilin e vlerësoi për stilin dhe emocionin që i ka përcjellë kënga.

“Kur e kam dëgjuar këngën, kam qenë shumë i prekur si nga teksti edhe nga muzika. Është një zhanër që nuk e gjen shpesh në 2026,” – tha ai, duke shtuar se bashkëpunimi lindi natyrshëm gjatë një periudhe kreative të përbashkët.

Në intervistë, ai preku edhe aspektin personal të transformimit të tij pas eksperiencës në reality show, duke theksuar ndryshimin e mënyrës së punës dhe ekspozimit publik.

 

stenaldo stine

Lini një Përgjigje