TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Maj 2026, 13:49

Biznesi i Kim Kardashian në telashe ligjore? Ish-punonjësi ngre akuza për orë të papaguara dhe shkelje në punë

Shkruar nga Pamfleti
Biznesi i Kim Kardashian në telashe ligjore? Ish-punonjësi ngre akuza
Biznesi i Kim Kardashian në telashe ligjore? Ish-punonjësi ngre akuza për orë të papaguara dhe shkelje në punë

Problemet ligjore duket se po shtohen për SKIMS, markën e njohur të veshjeve formuese të themeluar nga Kim Kardashian, pasi një ish-punonjës ka ngritur padi për shkelje të pretenduara të ligjeve të punës në Kaliforni.

Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara nga TMZ, padia është dorëzuar nga David Knight, i cili pretendon se gjatë periudhës së punësimit, nga tetori deri në dhjetor 2025, nuk është kompensuar siç duhet për orët e punës.

Ai pohon se, ashtu si edhe punonjës të tjerë, ka punuar më shumë se 8 orë në ditë dhe mbi 40 orë në javë, pa marrë pagesën përkatëse për orët shtesë. Në padi përmendet gjithashtu mungesa e pushimeve të detyrueshme për vakte dhe periudhave të pushimit, si dhe mosgarantimi i pagesës minimale për të gjitha orët e punuara.

Sipas Knight, kompania nuk ka përmbushur as detyrimet financiare pas përfundimit të marrëdhënies së punës. Për këtë arsye, ai kërkon që çështja të trajtohet si padi kolektive, me argumentin se shkelje të ngjashme mund të kenë prekur edhe punonjës të tjerë të kompanisë.

Ndërkohë, Kim Kardashian nuk është përfshirë personalisht si e paditur në procesin gjyqësor.

Nga ana tjetër, SKIMS i ka mohuar kategorikisht akuzat. Në një reagim për TMZ, një përfaqësues i kompanisë deklaroi se padia përfaqëson “një model të ricikluar pretendimesh” që përdoret shpesh ndaj punëdhënësve në Kaliforni për të nxitur marrëveshje të shpejta financiare.

“Kompania nuk ka interes të zgjidhë pretendime pa bazë. SKIMS mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të ligjeve për pagat dhe orët e punës në Kaliforni dhe pret ta vërtetojë këtë në gjykatë,” – thuhet në deklaratë.

Çështja pritet të shqyrtohet në gjykatë në javët në vijim.

 

kim kardashian telashe ligjore

Lini një Përgjigje