Një moment i papritur ka ndezur polemika në Eurovision Song Contest 2026, pasi transmetuesi publik izraelit KAN u detyrua të kërkonte falje publike ndaj grupit kroat Lelek, pas një postimi satirik që u konsiderua ofendues.
Gjithçka nisi pas gjysmëfinales së 70-të të festivalit në Vjenë, kur llogaria zyrtare e KAN në platformën X publikoi një meme ku shfaqeshin anëtaret e grupit Lelek, të njohura për tatuazhet artistike në fytyrë gjatë performancës së tyre.
Në postimin në hebraisht shkruhej:
“Kur e tepron me tatuazhet me këna”, një koment që u interpretua si tallje me paraqitjen dhe simbolikën artistike të grupit.
Reagimi nga artistet kroate ishte i menjëhershëm. Përmes një InstaStory, ato u shprehën të zhgënjyera, duke theksuar se postimi prekte kulturën dhe mesazhin që ato përfaqësonin në skenë.
“Na shqetësuan komentet e bëra nga KAN, ku u tall kultura jonë dhe sakrificat e grave katolike të shtypura,” – shkroi grupi.
Sipas tyre, ishte veçanërisht problematike që të ironizoheshin artiste që këndojnë për dhimbjen dhe vuajtjen femërore, ndërsa mungonte empatia për temat që trajtonte performanca.
Pas reagimeve të shumta në rrjet, KAN e fshiu menjëherë postimin dhe publikoi një deklaratë zyrtare ku kërkoi ndjesë.
“Nuk kishte asnjë qëllim për të ofenduar delegacionin kroat apo publikun kroat. Postimi u hoq menjëherë dhe kërkojmë falje,” – thuhej në reagim.
Edhe grupi Lelek më vonë duket se e ka fshirë reagimin e tyre në Instagram, duke lënë të kuptohet se situata është sqaruar mes palëve.
Pavarësisht debatit online, si Noam Bettan ashtu edhe grupi Lelek kanë siguruar kualifikimin në finalen e madhe të Eurovision 2026, që mbahet këtë të shtunë në Vjenë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje