TAGS-AT E JAVËS

Showbiz13 Maj 2026, 15:31

“Ia tregove vendin atij problematikut”, Rod Stewart bëhet viral teksa flet me mbretin Charles kundër Trump (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Ia tregove vendin atij problematikut”, Rod Stewart bëhet viral
“Ia tregove vendin atij problematikut”, Rod Stewart bëhet viral teksa flet me mbretin Charles kundër Trump (Video)

Këngëtari i njohur Rod Stewart ka tërhequr vëmendje gjatë një eventi në Londër, ku iu drejtua mbretit Charles III me një koment për ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Gjatë një ceremonie për 50-vjetorin e “King’s Trust”, Stewart i tha Mbretit:

“Të lumtë për Amerikën. Ishte fantastike, e shkëlqyer… ia tregove vendin atij ‘tipit problematik’.”

Komentet u interpretuan si referencë ndaj Trump, i cili kishte pritur më herët Mbretin Charles gjatë një vizite shtetërore në SHBA.

Sipas raportimeve, Mbreti e mori me sportivitet këtë koment dhe u pa duke buzëqeshur gjatë bisedës, ndërsa momenti u bë viral në rrjetet sociale.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, pasi Stewart njihet për qëndrimet e tij të hapura politike në raste të caktuara, pavarësisht se zakonisht artistët mbajnë një profil më neutral në evente mbretërore.

rod stewart mbreti charles donald trump

Lini një Përgjigje