
Demi Moore ka rrëmbyer gjithë vëmendjen në ceremoninë hapëse të edicionit të 79-të të Festivali i Filmit në Kanë, duke shkëlqyer në tapetin e kuq me një paraqitje elegante dhe plot glamur.
Aktorja e filmit The Substance, 63 vjeçe dhe njëkohësisht anëtare e jurisë së festivalit, u shfaq e veshur me një fustan korse pa rripa, të mbuluar me xixa argjendi, të kombinuar me një gjerdan luksoz diamanti.
Në krah të saj qëndronin emra të njohur të kinemasë botërore, mes tyre presidenti i jurisë Park Chan-wook, i njohur për filmat Oldboy dhe No Other Choice, si edhe regjisorja Chloé Zhao dhe aktori Stellan Skarsgård.
Tapeti i kuq u mbush me yje të tjerë të njohur si Ruth Negga, Isaach de Bankolé, Elijah Wood dhe bashkëshortja e tij Mette-Marie Kongsved.
Në event nuk munguan as regjisori legjendar Peter Jackson, supermodelja Heidi Klum, ikona e televizionit Joan Collins, si dhe Jane Fonda që tërhoqi vëmendje me elegancën e saj klasike.
Mes personazheve që u fotografuan në ceremoninë prestigjioze ishin edhe Lucas Bravo, James Franco me partneren Izabel Pakzad, si dhe ylli i reality show-ve Maura Higgins.
Festivali do të zgjasë 12 ditë, nga 12 deri më 23 maj, duke mbledhur emrat më të mëdhenj të industrisë së filmit nga e gjithë bota, mes premierave, garave dhe netëve spektakolare në qytetin francez të Kanës.

Lini një Përgjigje