TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Maj 2026, 20:10

"Do veproj..."/ Intervista me MC Kreshën në një studio, Rozana Radi thyen heshtjen

Shkruar nga Pamfleti

"Do veproj..."/ Intervista me MC Kreshën në një studio,

Një postim i fundit i Rozana Radit në rrjetet sociale ka rikthyer menjëherë artistën në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë.

Këngëtarja dhe moderatorja, e cila së fundmi u komentua gjerësisht pas intervistës virale me ish-partnerin e saj MC Kresha, ka publikuar një mesazh në 'Instastory' që ka ngjallur reagime.

Në postimin e saj, Rozana lë të kuptohet se heshtja nuk duhet interpretuar si dobësi, duke paralajmëruar se në momentin e duhur do të reagojë ndryshe.

“Jam shumë e qetë… aq qetë sa disa po e ngatërrojnë heshtjen me pafuqinë. Mos u shqetësoni, kur të vijë momenti për të folur nuk do flas, do veproj. Vetëm rrini në pritje”, shkroi ajo.

"Do veproj..."/ Intervista me MC Kreshën në një studio,

Mesazhi u përkthye menjëherë nga ndjekësit si një reagim indirekt ndaj zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë emrin e saj.

Intervista me MC Kreshën, ku të dy u shfaqën të qetë dhe korrektë me njëri-tjetrin, u komentua gjerësisht në rrjet, ndërsa shumë ndjekës vunë re tensionin e fshehur pas komunikimit të tyre publik.

Megjithatë, Rozana nuk ka dhënë asnjë detaj konkret mbi kujt i drejtohet mesazhi apo çfarë e ka shtyrë të reagojë në këtë mënyrë.

Për momentin, artistja ka zgjedhur të ruajë heshtjen, por postimi i saj ka mjaftuar për të ndezur rrjetin dhe për të shtuar kuriozitetin mes ndjekësve.

Lini një Përgjigje