Spektakli i fundit i Ferma VIP është shoqëruar me tensione të forta, debate të ashpra dhe përplasje që kanë trazuar atmosferën mes banorëve.
Në qendër të situatës u gjendën Ilir Shaqiri dhe DJ Bujaka, pas një sfide fizike ku fituesi siguronte imunitetin dhe shmangte televotimin e radhës.
Nga loja triumfoi DJ Bujaka, por menjëherë pas përfundimit të saj nisën akuzat nga banorët e tjerë. Konkurrentët pretenduan se ai kishte përdorur forcë të tepruar gjatë sfidës, veçanërisht ndaj dy vajzave pjesëmarrëse.
Situata agravoi kur Ilir Shaqiri ndërhyri me tone të larta dhe një gjuhë tepër të ashpër ndaj Bujakës. I revoltuar nga ajo që kishte ndodhur në lojë, ai shpërtheu në ofendime të drejtpërdrejta:
“Zagar, plerë, kriminel, maskara…”
Ajo që bëri më shumë përshtypje, ishte toni diskriminues që fermeri përdori ndaj Bujakës duke i thënë: U bëre ti, kosovar me mjekër…!
Ngjarja është kthyer në një nga momentet më të diskutuara të këtij sezoni, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa pas tensioneve të krijuara gjatë spektaklit.
Lini një Përgjigje