Banorët që fituan “Avantazhin e Breshkës” kanë pasur mundësinë të marrin informacione nga jashtë, duke bërë kërkesa të ndryshme sipas interesit personal.
Romiri kërkoi të mësonte më shumë për vajzën e tij dhe ecurinë e studimeve të saj, ndërsa Soni dhe Vanesa u përballën me zgjedhjen mes pyetjeve në Chat GPT ose leximit të titujve të portaleve.
Romiri mori një letër nga vajza e tij, e cila i tregonte për rezultatet e aplikimeve në studime master.
“Babi, për menaxhimin e artit e kisha live, për filmin ishte video call. Masteri i filmit më doli, jam pranuar, kurse menaxhimi i artit jo. Po pres edhe një konfirmim për bursën, besoj vjen nga mesi i majit. Unë nuk kam vendosur gjë akoma vetë, por po doli bursa unë besoj do e bëj masterin, por ka kohë për ta marrë vendimin përfundimtar”, thuhej në letrën që vajza i kishte dërguar Romirit.
Pas lajmeve të marra, ai u shpreh i lehtësuar.
“Isha në merak. Lajmet qënkan të mira dhe jam i qetë”, tha Romiri.
Ndërkohë, vajzat duhet të vendosnin mes dy alternativave: të përdornin Chat GPT ose të shihnin titujt e portaleve.
Vanesa vendosi të mos marrë informacion nga jashtë, duke argumentuar se kjo mund të ndikonte në gjendjen e saj emocionale.
“E vlerësoj avantazhin. Kërkesën time e kam bërë në një pikë emocionale kur nuk më kishin ndodhur disa gjëra këtu brenda. Nëse marr ndonjë ndikim, pozitiv apo negativ, nuk e di sa mund të ndikojë në gjendjen time”, tha Vanesa.
Nga ana tjetër, këngëtarja Soni Malaj zgjodhi të shihte titujt e portaleve, por kundërshtoi përmbajtjen e disa prej lajmeve. Ajo reagoi edhe ndaj një deklarate të Jonidës në “Ferma Club”, ku kjo e fundit kishte thënë se Jonida është këngëtare festivalesh, ndërsa Soni performon në club-e.
Soni i mohoi këto deklarata, duke renditur koncertet dhe performancat e saj ndër vite.
“Unë jam mërzitur kur ka dalë Jonida dhe nuk bëj ironi. Nuk janë të vërteta fare nuk besoj që Jonida të ketë thënë nëpër club-e sepse unë kam bërë sheshin Skënderbej, koncerte recitale tek Pallati i Kongreseve, tek Amfiteatri etj. Nuk i besoj”, tha Soni.
Lini një Përgjigje