TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Maj 2026, 14:58

“Po hyj ta shpëtoj”, ‘plas keq’ mes Mozës dhe Zhakut: Ti ke histori me bashkëshortin tim (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Po hyj ta shpëtoj”, ‘plas keq’ mes Mozës dhe
“Po hyj ta shpëtoj”, ‘plas keq’ mes Mozës dhe Zhakut: Ti ke histori me bashkëshortin tim

Hyrja e Zhakut dhe e Kostana MoravësFerma VIP ka sjellë dinamika të reja dhe tensione të dukshme mes banorëve, duke ndryshuar atmosferën brenda shtëpisë dhe duke ndezur diskutime edhe në rrjet.

Që në hyrje, Zhaku u shpreh qartë se synimi i saj ishte mbështetja për Mozën, me të cilën ka një miqësi të hershme. Në klipin prezantues ajo deklaroi:

“Po hyj në Ferma VIP 3 të shpëtoj Mozën. Vetëm Moza është loja, të tjerët janë skandal.”

Megjithatë, raporti mes tyre duket se ka marrë një kthesë të papritur brenda pak kohe, duke sjellë krisje në marrëdhënien që më parë perceptohej si e fortë. Debatet dhe përplasjet janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Prime, tensioni mes tyre u shfaq hapur përpara publikut. Situata vijoi edhe pas përfundimit të spektaklit, ku debati u ashpërsua dhe u shoqërua me akuza të ndërsjella.

Në bisedën e tyre u dëgjuan deklarata të forta:

Zhaku: Ne nuk kemi vetëm bashkëpunime bashkë. Kemi histori, kemi njohje familjare.


Moza: Unë nuk kam histori me ty. Unë kam vetëm bashkëpunime artistike.


Zhaku: Ti mund të mos kesh, por kam unë. Dhe ti nuk ke respekt për historinë që kemi ne.


Moza: Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, me mua nuk ke histori.


Zhaku: Unë nuk kam histori me bashkëshortin tënd, kam me ty. Por ti je njeri servil dhe i pafytyrë, manipulatore ekselente.


Moza: Unë do t’i jap çdo njeriu hakun.

 

zhaku moza ahmeti sherr

Lini një Përgjigje