Përfaqësuesi i Izrael në Eurovision Song Contest 2026, Noam Bettan, u ngjit në skenën e “Wiener Stadthalle” mes një atmosfere të tensionuar dhe polemikave të vazhdueshme për pjesëmarrjen e Izraelit.
Gjatë performancës së këngës Michelle, në sallë u dëgjuan si brohoritje mbështetëse, ashtu edhe fishkëllima të forta nga një pjesë e publikut. Sipas raportimeve nga arena, një person u dëgjua duke bërtitur edhe thirrje anti-izraelite me referencë të drejtpërdrejtë ndaj luftës në Gazë.
Megjithatë, sapo nisi muzika, performanca e Bettan-it vijoi pa incidente teknike apo ndërprerje. Balada emocionale u ndoq me vëmendje nga publiku i pranishëm në sallë, ndërsa artisti konsiderohet një nga favoritët potencialë të këtij edicioni.
Para nisjes së spektaklit, transmetuesi publik austriak ORF deklaroi se nuk do të censurojë reagimet negative apo fishkëllimat ndaj pjesëmarrësve.
“Ky është një vendim në mbrojtje të lirisë së shprehjes brenda arenës”, thuhej në qëndrimin zyrtar të organizatorëve.
Edicioni i këtij viti është shoqëruar nga debate të forta politike dhe protesta të shumta kundër pjesëmarrjes së Izraelit, pas zhvillimeve në luftën në Gazë. Disa vende si Islandë, Irlandë, Holandë, Slloveni dhe Spanjë kanë shprehur kundërshti apo kanë bojkotuar aktivitete të lidhura me konkursin.
Pas ofensivës ushtarake dhe gjenocidit izraelit në Gazë kërkesat për përjashtimin e Izraelit nga Eurovizioni janë shtuar ndjeshëm. Megjithatë, European Broadcasting Union vendosi të lejojë pjesëmarrjen e vendit, duke shkaktuar ndasi të forta mes fansave dhe komunitetit artistik.
Ndërkohë, autoritetet në Vjenë kanë shtuar masat e sigurisë brenda dhe jashtë arenës, për shkak të tensioneve dhe protestave të paralajmëruara gjatë festivalit.
Performanca e Noam Bettan-it konsiderohet një nga momentet më të diskutueshme të këtij Eurovizioni jubilar, ku muzika dhe politika janë përplasur më fort se kurrë.
Artistet ne te gjithe Boten jane pjese e shoqerise.Ato nuk mund t'i fajesojme sepse,per shembull,jane (m'fal per shprehjen) izraetit,por qendrimet e tyre kundrejt polikaneve te vet,jane shume te rendesishme.Vete Artitistet dhe drejtuesit e Artit ne Izrael(esh) duhej te terhiqeshin nga gara ne Eurovizion.Jo 100% per fajin e tyre,por per indiferencen e tyre,ato duhej te mos paraqiteshin ne skene. Kane 76 vjet qe LUAJNE ROLIN E VIKTIMES,duke i hedhur hi'syve mbare Botes per HOLOKAUSTIN(term ishpikur nga vete ato me ndihmen e disa kukullave Europiane). TURP PER NOAMIN DHE ATO QE E SHOQEROJNE!!