TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Maj 2026, 12:41

Akili zbulon prapaskenat e “Ferma Vip”: Mozën do e eliminojnë në moment të fundit

Shkruar nga Pamfleti
Akili zbulon prapaskenat e “Ferma Vip”: Mozën do e
Akili zbulon prapaskenat e “Ferma Vip”: Mozën do e eliminojnë në moment të fundit

Ish-banori i spektaklit Ferma VIP, Akili, ka bërë sërish bujë në rrjetet sociale me deklarata të forta mbi prapaskenat e formatit. Pas pretendimeve të mëparshme për menaxhimin e rrjeteve sociale të Mimoza Ahmetit, ai këtë herë ka ngritur dyshime për autenticitetin e gjithë lojës.

Sipas Akilit, gjithçka në spektakël është e paracaktuar dhe ai pretendon se ka parë një skenar të detajuar me zhvillimet deri në fund të garës.

“Unë e di krejt skenarin. Sa i përket Mozës, ajo do të humbasë në një sfidë dhe do të largohet pak para finales, sepse produksionit i duhet për audiencë. E kam parë në një letër gjithçka që do të ndodhë deri në fund,” – është shprehur ai.

Deklarata ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse pretendimet e tij do të rezultojnë të vërteta apo janë thjesht reagime pas eliminimit nga gara.

akili moza prapaskena ferma vip

Lini një Përgjigje