TAGS-AT E JAVËS

Showbiz13 Maj 2026, 16:24

Çfarë po ndodh me Samanta Karavellën? Fansat aludojnë për ndarje

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh me Samanta Karavellën? Fansat aludojnë

Këngëtarja Samanta Karavella është rikthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pasi disa postime të fundit në TikTok kanë nxitur aludime për një krizë në jetën e saj personale.

Edhe pse artistja nuk ka bërë asnjë reagim publik, ndjekësit kanë nisur të dyshojnë se marrëdhënia me partnerin e saj mund të ketë përfunduar. Shkak për komentet u bë një video e publikuar nga këngëtarja, ku ajo shfaqet mjaft elegante dhe me një pamje të kuruar, ndërsa vëmendjen e mori mbishkrimi: “Nuri i ndarjes”.

Çfarë po ndodh me Samanta Karavellën? Fansat aludojnë

Ky detaj u interpretua menjëherë nga fansat si një sinjal për një ndarje të mundshme. Dyshimet u shtuan edhe më shumë për shkak të frazës që shoqëronte videon: “Revenge glow up. Vajza, duhet të shoh videot tuaja”, duke lënë të kuptohet se këngëtarja mund të jetë duke kaluar një periudhë të vështirë emocionale.

Në një tjetër postim që u bë viral, Samanta publikoi një mesazh që u konsiderua si një tjetër thumb indirekt: “Kur ata mendojnë që po i këndon ish-it, ndërkohë unë…”.

Çfarë po ndodh me Samanta Karavellën? Fansat aludojnë

Komenti mjaftoi që rrjeti të shpërthente në reagime dhe teori të ndryshme mbi jetën e saj sentimentale.

Samanta Karavella ka qenë gjithmonë diskrete për jetën private. Në prill të vitit 2025 ajo u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën e saj, Gia Rose. Prej kohësh artistja jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me partnerin e saj jo-shqiptar.

Deri më tani, këngëtarja nuk ka reaguar ndaj aludimeve, duke i lënë komentet dhe interpretimet në nivel spekulimesh nga ndjekësit në rrjetet sociale.

samanta karavella ndarje

Lini një Përgjigje