Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjet ka ngritur dyshime mes ndjekësve të Ferma VIP, të cilët po aludojnë se Sara Karaj mund të ketë marrë informacione nga jashtë lojës.
Në videon që është bërë virale në TikTok dhe YouTube, Sara dëgjohet duke bërë komente që për shumë ndjekës janë interpretuar si sinjale se ajo ka dijeni për reagimet apo zhvillimet jashtë fermës.
“Nuk besoj se do ndikohesha, se unë i kam marrë informacionet që kam dashur këtu edhe për fan club-in. Domethënë unë e di që nuk është 100% ashtu, se asgjë nuk është absolute” – dëgjohet të thotë ajo në një moment të videos, deklaratë që ka nxitur menjëherë reagime online.
Ndërkohë, një tjetër pjesë e bisedës ka shtuar edhe më shumë dyshimet e publikut:
“Ka gjëra që nuk mund t’i them tani,” – shprehet Sara, duke bërë që ndjekësit të aludojnë për informacione të marra nga jashtë.
Pas publikimit të videos, rrjetet sociale janë mbushur me komente, ku shumë fansa kanë vënë në pikëpyetje izolimin e banorëve dhe respektimin e rregullave të formatit.
Deri tani, produksioni i Ferma VIP nuk ka reaguar lidhur me pretendimet që po qarkullojnë në rrjet.
Lini një Përgjigje