TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Maj 2026, 14:30

Bebe Rexha ‘mbyll aplikimet’ për të dashur: Nuk kam kohë

Shkruar nga Pamfleti
Bebe Rexha ‘mbyll aplikimet’ për të dashur: Nuk kam
Bebe Rexha ‘mbyll aplikimet’ për të dashur: Nuk kam kohë

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka folur me humor dhe sinqeritet për jetën e saj sentimentale gjatë një interviste në emisionin E! The Rundown.

Pas “aplikimit” viral që kishte hapur më herët në rrjetin X (ish-Twitter) për personat që donin të dilnin me të, artistja tha se aktualisht nuk është në kërkim të një lidhjeje, pasi është plotësisht e përqendruar te muzika dhe karriera e saj.

E pyetur me batutë nga prezantuesja për jetën e saj private, Rexha u përgjigj shkurt:
“Nah… No”

Ajo sqaroi se ideja e “aplikimit” kishte lindur nga mesazhet e shumta që merrte në rrjete sociale, por angazhimet e saj e bëjnë thuajse të pamundur një jetë normale takimesh.

“Kam pasur shumë njerëz që më shkruanin në DM, por sinqerisht kam qenë kaq e zënë duke punuar… kur do të dal në takim?” – u shpreh ajo.

Më tej, këngëtarja shtoi me ironi se edhe një takim i mundshëm do të duhej të përshtatej me axhendën e saj profesionale.

“Imagjino tani… të them: ‘Kam një intervistë, por mund të vish të më shohësh duke bërë intervistën’. Ose: ‘Duhet të shkoj në studio’… ose ‘kam një koncert’. Kjo është e vetmja mënyrë”, – tha ajo.

Sipas saj, periudha e “aplikimeve” për takime u mbyll shpejt, pasi fokusi i saj mbetet muzika dhe projektet artistike.

“Gjërat thjesht kanë qenë duke shkuar, shkuar, shkuar… dhe unë jam si: mendoj se do ta vendos fokusin tim te kjo, te karriera ime”, – përfundoi Bebe Rexha.

bebe rexha aplikimet per te dashur

Lini një Përgjigje