TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Maj 2026, 14:11

Parashqevi Simaku dhe Elton Ilirjani dalin hapur në krah të Mozës: Droni që ‘elektrizoi’ Fermën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Parashqevi Simaku dhe Elton Ilirjani dalin hapur në krah të
Parashqevi Simaku dhe Elton Ilirjani dalin hapur në krah të Mozës: droni që ‘elektrizoi’ Fermën (Video)

Një moment i veçantë është regjistruar në shtëpinë e Ferma VIP, ku banorët janë surprizuar nga një mesazh i ardhur përmes një droni.

Teksa ndodheshin në ambientet e jashtme, zhurma e dronit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tyre, duke sjellë një dedikim të papritur për shkrimtaren Mimoza Ahmeti.

Surpriza kishte si dërgues biznesmenin Elton Ilirjani dhe këngëtaren Parashqevi Simaku, gjë që e ka emocionuar dukshëm shkrimtaren.

E prekur nga momenti, Mimoza Ahmeti është shprehur:
“Ju dua shumë. Elton, çfarë mrekullie ke bërë me Parashqevi Simakun,”

Momenti është pritur me emocione edhe nga banorët e tjerë, duke krijuar një atmosferë të veçantë brenda shtëpisë së Ferma VIP.

elton ilirjani parashqevi simaku moza ahmeti droni

Lini një Përgjigje