TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Nëntor 2023, 13:59

Shqipe Hysenaj: Jam njeri që gjendet një herë në jetë

Shkruar nga Pamfleti

Shqipe Hysenaj: Jam njeri që gjendet një herë në jetë

Shqipe Hysenaj ka qenë një nga banoret më të komentuara së fundmi në ‘Big Brother Vip Kosova 2’, kjo për shkak të dinamikave dhe lojës që ka zgjedhur për të konkurruar banorët e tjerë.

Shpesh e kemi parë të përfshihet edhe në debate dhe përplasje të forta, të cilat Blerandos nuk i kanë pëlqyer.

Por me të përfunduar ‘Prime’, duket sikur Shqipja është detyruar të japë një shpjegim për gjithë situatën e krijuar me të.   Në një bisedë me Adrin ajo ka thënë se nuk është vajzë që mund të përfundojë me këdo.

“Unë nuk jam shumicë, unë jam një person që gjendet një herë në jetë dhe një person që është i rrallë, dhe ia di vetes sime, prandaj unë nuk mundem të përfundoj me këdo”, është shprehur Shqipja.

 

shqipe hysena njeri i rralle

Lini një Përgjigje