TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Nëntor 2023, 12:56

Sherri me Ronaldon, Paloma: Ai ka qenë fans i zjarrtë i imi

Shkruar nga Pamfleti

Sherri me Ronaldon, Paloma: Ai ka qenë fans i zjarrtë i imi

Ronaldo Sharka dhe Paloma u përfshinë në një debat të fortë me njëri-tjetrin muajin e kaluar dhe gjithçka nisi kur kjo e fundit u shpreh se ‘Sharka duhet të merret më mirë me moderimin, se në fushën e kërcimit nuk merr vesh’.

Kaq është dashur dhe Sharka nuk është kursyer ndaj Palomës, duke përfunduar kështu në disa debate të njëpasnjëshme virtuale por edhe televizive.

Lidhur me këtë, në një intervistë të dhënë së fundmi, Paloma është pyetur se si është marrëdhënia e saj me moderatorin e “Mos i bjer me top”.

“Ronaldon unë e njoh si një djalë që kishte dëshirë dhe ëndërr televizionin dhe radion. Dhe unë Ronaldon e mbaj mend që ka qenë një fans shumë i madh i yni, që ne na dërgonte mesazhe dhe ishte protagonist në çdo program. Ne e përmendnim Ronaldon se nga 300 mesazhe që mund të na vinin në program, 150 ishin nga Ronaldo”, tregon Paloma.

“Unë jam një njeri i drejtpërdrejt dhe Ronaldo është një djalë shumë praktik dhe më vjen shumë mirë që do të ecë në karrierën e vet. Nuk kisha asngjë personale, thjesht dhashë mendimin tim”, shton gazetarja. “Me Ronaldon jam pajtuar sigurisht se nuk është ndonjë gjë e madhe. Mesa kam kuptuar Ronaldo është një djalë që nëse e përqafon, i ndryshon komplet gjendja shpirtërore. Pra Ronaldos i pëlqen pak vëmendja por nuk është natyrë që do të thumbojë. Ronaldo ruan veten e tij në format e veta dhe nuk ka asgjë personale”, përfundon ajo.

paloma ronaldo fans

Lini një Përgjigje