TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Nëntor 2023, 11:20

Fansat akuzojnë Beyonce se ka zbardhur lëkurën, reagon mamaja e këngëtares: Budallenj e injorantë!

Shkruar nga Pamfleti

Fansat akuzojnë Beyonce se ka zbardhur lëkurën, reagon mamaja e

Mamaja e Beyonce ka kritikuar të gjithë personat që thanë se artistja zbardhi lëkurën për premierën e filmit të koncertit të saj.

Të shtunën që lamë pas artistja u shfaq me një look bionde platin dhe një fustan ngjyrë argjendi në tapetin e kuq.

Kritikët në rrjetet sociale komentuan për ndryshimin e pamjes së saj dhe thanë se ajo dukej më e bardhë se zakonisht.

Pas kësaj, në një postim të gjatë në Instagram, Tina Knowles mbrojti vajzën e saj dhe tha se komentet ishin raciste.

Ajo tha gjithashtu se njerëzit që e akuzojnë Beyonce-n për zbardhjen e lëkurës së saj janë thjesht “budallenj” dhe “injorantë”.

69-vjeçarja tha gjithashtu se ishte “e lodhur” nga njerëzit që sulmonin vajzën e saj. Ajo pranoi se Beyonce do të mërzitej me të për këtë postim, por tha se ishte “ngopur” me kritikat.

Fansat akuzojnë Beyonce se ka zbardhur lëkurën, reagon mamaja e Fansat akuzojnë Beyonce se ka zbardhur lëkurën, reagon mamaja e Fansat akuzojnë Beyonce se ka zbardhur lëkurën, reagon mamaja e

beyonce zbardhje lekure mamaja

Lini një Përgjigje