TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Nëntor 2023, 09:55

Sherr në shtëpinë e BBVK2, Edona ‘shpërthen’ në lot pas debatit me Abyn

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në shtëpinë e BBVK2, Edona ‘shpërthen’

Emocionet kanë zënë vendin kryesor në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” pas një debati të ashpër mes Edona James dhe banorëve të tjerë, Lumbardhit dhe Albyt.

Konflikti, i cili buronte në dhomën e makijazhit, arriti pikën kulminante kur Edona nuk mundi të mbante më lotët, duke  shpërthyer në të qara.

Përballja e fortë e la Edonën të tronditur, dhe në momentin e saj më të ndjeshëm, pjesëtarët e shtëpisë Buci, Gania dhe Shqipja i dolën në mbështetje.

Me përkujdesje dhe fjalë ngushëlluese, ata bënë ç’është e mundur për të qetësuar shpirtin e trazuar të Edonës, teksa kritikonin paksa edhe Albyn që rëndoi gjendjen e saj.

Megjithatë kjo e fundit mohoi që ta ketë rënduar me fjalë apo ngacmuar Edonën, por sipas saj, ajo ‘shpërtheu’ vet në lot në një moment.

Publiku dhe fansat e BBVK së bashku mbetën të prekur nga ndjeshmëria e Edonës, dhe shumë prej tyre ndanë komente mbështetëse në rrjetet sociale.

Këtë javë janë të nominuar të gjithë banorët e shtëpisë dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të premten e kësaj jave.

edona lot alby

Lini një Përgjigje