TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Nëntor 2023, 12:40

‘T’i shton flokët ky filtri?’, Kristi dhe Efi hedhin video në Instagram së bashku

Shkruar nga Pamfleti

‘T’i shton flokët ky filtri?’, Kristi dhe Efi hedhin

Pavarësisht se është shprehur disa herë se ka shumë pak marrëdhënie shoqërore me ish-banorët e BBV2, Efi Dhedhes ka qenë në shoqërinë e Kristit.

Ajo ka publikuar një video në profilin e saj të Instagramit, ku shihet me Kristin, teksa kanë qenë të dy të ftuar në një event.

Madje në videon e publikuar, Efi dhe Kristi shihet teksa bëjnë shaka me njëri-tjetrin, në lidhje me faktin nëse filtri i Instagramit ka mundësi ta bëjë me flokët Kristin.

Efi: Ua Kristi me filtër.

Kristi: Po flokët t’i shton ky filtri?

Efi: Jo flokët nuk t’i shton, tullac ke për të ngelur prap.

Së fundmi dy nga ish-banoret Efi Dhedhes dhe Jori Delli kanë darkuar me njëra-tjetrën pas kaq shumë muajsh dhe këtë na e kanë treguar me një postim në Instastory me një foto së bashku.

Jemi shumë afër fillimit të sezonit të tretë të “BBV” e aludimet janë të shumta si për drejtuesin e programit, për opinionistët ashtu edhe për banorët. Së fundmi në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muça është folur për personazhet të cilët përfliten se do të jenë pjesë e këtij edicioni si banorë. Gazetarët janë shprehur se nga Shqipëria përfliten më shumë: Romeo Veshaj, Roza Lati, Olsi Bylyku dhe personazhe nga emisioni “E Diell” ndërsa nga Kosova përfliten: Vesa Smolica, Meriton Mjekiqi edhe pse Meritoni nuk e ka mohuar as pohuar këtë fakt.

‘T’i shton flokët ky filtri?’, Kristi dhe Efi hedhin

kristi efi video filter

Lini një Përgjigje