TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Prill 2023, 17:58

“Sa turp, po duartrokisni dinakërinë e tij?!” Reagon mikesha e bashkëshortes së Hakimit

Shkruar nga Pamfleti

“Sa turp, po duartrokisni dinakërinë e tij?!” Reagon

Ditët e fundit ngjarja që ka patur më shumë interes dhe komente ka qenë seanca gjyqësore e divorcit mes Ashraf Hakimit dhe ish-bashkëshortes së tij Hiba Abuk. 

Pikërist për këtë ngjarje ka folur edhe Xhulia Amodio, gruaja e Stefano Sensit. Burrat e tyre kanë luajtur për Interin në të kaluarën. Xhulia Amodio, mesfushori i huazuar nga zikaltërit te Monza u pozicionua në favor të Hiba Abuk, tashmë ish-gruas së Hakimit. Marokeni që tani luan për PSG-në, ishte një lojtar i Interit e për këtë njihet mirë me çiftin Sensi. 

Vendimi i Abuk për divorc me marokenin erdhi edhe më herët se të shfaqeshin akuzat për përdhunim ndaj marokenit nga një grua e re. Çështja u kthye në qendër të vëmendjes, pasi së fundmi u bë e ditur se në kërkesën e divorcit, ajo kërkoi gjysmën e pasurisë nga futbollisti. E për habinë e saj, ajo kishte gjetur gjithçka në emër të nënës së tij. 

Në këto orë, ka folur për lajmin, faqja e gossip dhe spektaklit, Whoopse. Ata e kanë cilësuar një “dinakëri, që nëse konfirmohej, sigurisht që nuk do t’i pëlqente Hiba Abuk”. Referenca është e qartë se lidhet me vendimin e futbollistit për t’i vënë pasuritë në emër të nënës së tij. 

Në këto fjalë u përqendrua komenti i Xhulia Amodio, bashkëshortes së Sensit, e cila mbrojti me vendosmëri Hiba Abuk: “Sa e turpshme të shohësh kaq shumë injorancë… Një grua vuan një tradhti për një tjetër, pak pasi ka sjellë në jetë një fëmijë. Për më tepër e pason një përdhunim dhe ju po duartrokisni dinakërinë e tij në fshehjen e parave për të mos i dhënë asnjë euro? Ky është komenti drejtuar faqes në Instagram, që fliste për rastin. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WHOOPSEE (@whoopsee.it)


 

Lini një Përgjigje