
Gjatë spektaklit të kaluar, Efi akuzoi opinionistët se e kanë personale me të, pasi sipas saj, çdo koment është tendencioz. Madje, vajza nga Përmeti tha se mes saj dhe opinionistëve mbrapa kamerave ka ndodhur diçka, prandaj dhe ata kanë komentet me tendencë për banoren.
Mbrëmë, pasi bashkë me Zhaklinën kritikuan Efin për sjelljen e saj kundrejt banores tjetër të shtëpisë, Deas, Arbri vendosi të tregojë se çfarë ka ndodhur jashtë mes tyre.
“Më ftoi në ditëlindje dhe nuk i shkova. Nuk shkoja dot se isha në emision”, tha Arbër Hajdari mbrëmjen e spektaklit.
Kujtojmë se pak ditë para rikthimit në BBV, Efi festoi 27 vjetorin e lindjes në një festë gjigante me miq e personazhe publik.
Lini një Përgjigje