TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Prill 2023, 12:34

Formula e re e nominimeve bën ‘lëmsh’ banorët e Big Brother, Luizi debaton me Nitën

Shkruar nga Pamfleti

Formula e re e nominimeve bën ‘lëmsh’ banorët e Big

Pas spektaklit të kaluar, banorët diskutuan për nominimet, pasi ata u habitën nga rezultati.

Duke qenë se ata bëjnë strategji për nominimet, Vëllai i Madh mendoi që të bënte një “reverse”, të cilën ia tregoi edhe banorëve  mbrëmë.

Ata u çuditën, pasi nuk po i dilnin “llogaritë” dhe si pasojë nisën diskutimet në shtëpi, duke qenë se Luizi i cilësoi banorët si frikacakë, që sipas tij, nuk dërgojnë në televotim banorët e fortë, por merren me ata që nuk janë aktivë në shtëpi. Duke veçuar këtu Elvisin dhe Jorin.

Bisedë përpara se banorët të merrnin vesh, formulën e ndryshuar të nominimeve:

Luizi: Ka frikacakë këtu. A nominohet Elvisi dhe Jori?

Qetsori: Unë dhe Elvisi nuk jemi të fortë sipas teje?

Luizi: Unë kështu e mendoj. Në shtëpi ka frikacakë. Nita ka votuar Elvisin.

Nita: Mos shpif, mos akuzo! Elvisi kur të dalë, do e shohë që nuk e kam votuar.

 

formula nominimet bbv

Lini një Përgjigje