
Pasi banorët dhanë dy emra dy arsye në spektaklin e së martës, banorët që morrën më shumë vota fituan imunitet dhe pjesa tjetër shkoi direkt në televotim.
Nga ky televotim mes Bledit, Luizit, Elvisit, Jorit, Nitës, Qetësorit dhe Keisit kjo e fundit përfundoi rrugëtimin në shtëpinë e Big Brother VIP.
Këngëtarja 22-vjeçare u eleminua mbrëmë, ajo provoi dhe fatin me biletën e kthimit por e kishte vetëm vajtje. Rrugëtimi i saj nuk ishte aspak i lehtë në këtë BBV për arsye edhe të raportit që krijoi me Kristin, me ardhjen e babait të saj dhe gjithashtu me futjen e Lorencit si banor, i cili trazoi ujërat me rikthimin e historisë që të dy ata kanë pasur jashtë.
Keisi dhe Kristi janë parë shumë të largët me njëri-tjetrin, që pas vendimit për të ndërprerë lidhjen e tyre.
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, ata kanë patur një debat të vogël, pasi Keisi tha se nuk i pëlqeu pozicioni i Kristit, si President në qeverinë e krijuar brenda Big Brother VIP.
Ajo tha se nuk i pëlqeu sepse ka dhe probleme të sajat personale, ndërsa Kristi shtoi se nuk e priste që Keisi t’i mbante gjërat kaq gjatë.
Keisi: Nuk më pëlqeu vendimi i Kristit, por kjo kishte të bënte dhe me gjërat e mia
Kristi: Për këtë të Keisit nuk kam koment sepse nuk e prisja t’i mbante gjërat kaq shumë
Keisi: Jo, unë i kam harruar
Lini një Përgjigje