TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Prill 2023, 10:25

‘Kam që para Instagramit pa një marrëdhënie’, Zhaklin Lekatari: Flirti e bën më interesante marrëdhënien

Shkruar nga Pamfleti

‘Kam që para Instagramit pa një marrëdhënie’,

Në emisionin ‘Më lër të flas’, avokati Spartak Ngjela u shpreh se “Ne jemi shoqëri maskile, nëse një grua ka dy të dashur quhet prostitutë, ndërsa një burrë me 4 të dashura quhet don zhuan”. Mendimit të avokatit iu bashkua edhe opinionistja e BBV, Zhaklin Lekatari, e madje shtoi se gratë tradhtojnë më shumë se burrat.

Zhaklin: Gratë janë më të prirura të tradhtojnë, por kjo duhet parë në kontekst kulturor. Burri është ‘pasaportizuar’ sikur tradhton, ndërsa gruaja bën një jetë të dyfishtë:

“Nga ana biologjike, gratë janë më të prirura të tradhtojnë. Por duhet parë në një kontekst kulturor. Në kontekstin tonë, burri është i pasaportizuar. Këtu është e pasaportizuar e drejta e burrit që të tradhtojë, ndërsa gruaja ka standarde të dyfishta, tha ajo.

Zhaklin Lekatari u shpreh se flirti për disa çifte e ushqen marrëdhënien dhe e bën më interesante, ndërsa për disa të tjerë është tradhti. Ajo shtoi se vetë ka shumë vite që nuk është në një marrëdhënie, që nga periudha kur Instagram-i nuk ekzistonte.

“Për disa, flirti e ushqen marrëdhënien, e bën marrëdhënien kryesore, më interesante, të rëndësishme, të vlefshme. Për disa të tjerë flirti është tradhti, varet nga elementët kulturorë, botëkuptimi i partnerëve, nga kufijtë që i kanë vendosur marrëdhënies së tyre. Nuk mendoj që ka një formulë.

Për disa njerëz një flirt, një mesazh në Instagram është tradhti e madhe, për disa të tjerë jo. Varet, nuk jam në një marrëdhënie, por për mua tradhtia ekziston. Kam shumë vite që nuk jam në një marrëdhënie dhe kur kam qenë unë në një marrëdhënie Instagram-i nuk ekzistonte. Varet se si është përmbajtja e mesazhit në Instagram dhe kohëzgjatja”, tha Zhaklin.

zhaklin lekatari tradhtia

Lini një Përgjigje