
Gjatë episodit të sotëm të ‘FanClub’ kanë dalë disa deklarata që Luizi ka dhënë posaçërisht për këtë emision, lidhur me disa vendime të marra jashtë nga familjarët e tij.
Pasi u njoftua se familja e tij ka hapur një GoFundMe për të mbledhur të ardhura, ai u shpreh kategorikisht kundër.
“GoFundMe për mua? Po për çfarë? Do isha dakord sikur kjo iniciativë të përdorej, të përdorej imazhi im, që fondet të mblidheshin, që unë t’i mbledh e t’i dërgoj për një familje në nevojë, po për përfitime personale që t’i marr unë ato para, nuk pranoj në asnjë mënyrë.
Nuk dua të përdoret imazhi im as nga familjarët e mi e as nga asnjë. Nëse do jem pa shtëpi kur të dal, do kërkoj vetë. Të bllokohet menjëherë. Dy gjëra dua: merrni sa më shpejt Instagramin tim dhe të mbyllet GoFundme,” tha Luizi.
Diskutime të shumta janë bërë në rrjete sociale dhe jo vetëm se kush e menaxhon llogarinë zyrtare të Instagram-it të Luiz Ejllit.
E menaxhon shoqja e tij Jurgena, familjarët apo Top Channel, kësaj dileme iu përgjigj vetë Luizi.
Në dhomën e rrëfimit ai është pyetur se kush do që të menaxhojë llogarinë e tij të Instagram.
Luizi tha me gojën e tij: ‘Dua të ma menaxhojë Top Channel, kam besim’, duke i dhënë fund përfundimisht trilemës se kush kishte ‘çelësat’ e rrjeteve të tij sociale.
Lini një Përgjigje