TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Mars 2024, 14:04

‘Rrëzimi’ i Arbana Osmanit si figura dhe zëri i Top Channel, moderatorja zbulon arsyen pse u largua nga Big Brother

Shkruar nga Pamfleti
‘Rrëzimi’ i Arbana Osmanit si figura dhe zëri i Top
Arbana Osmani

Arbana Osmani, ka thyer heshtjen pas largimit nga moderimi i Big Brother dhe ka folur për largimin e bujshëm nga Topi.

E pyetur në podcastin ‘Zë me Mirën’, se përse ajo u largua nga Topi kur njerëzit e shikonin atë si figura dhe zëri më i fuqishëm i televizionit, Arbana la të nënkuptohet se është larguar me mirëkuptim nga Topi dhe mes tyre nuk ka ndodhur asgjë, sepse ajo tani ka pasione të reja dhe familjen e saj.

Sipas moderatores, ajo ishte vetëm një halkë e emisionit dhe se spektaklin e bëjnë shumë njerëz, kështu që nuk e ndejn veten të detyruar për të dhënë shpjegime.

‘Unë me Top Channel jemi shumë mirë, të dyja palët.’ ,tha Arbana.

E pyetur më tej nëse do të rikthehet në Top Channel apo tani është një zog i lirë, Arbana u rezervua të japë një përgjigje të qartë.

‘Vetëm se ne jemi personazhe publikë, nuk na detyron të japim përgjigje për zgjedhjet tona profesionale dhe personale. Një drejtor banke nuk pyetet; po ti do shkosh te kjo banka apo do të vish te kjo Banka. E kupton. Nuk e ndjej të nevojshme të jap përgjigje për të gjitha narrativat, apo për teoritë konspirative që shkruan nga mëngjesi deri në darkë. Nëse do ta bëja këtë do të merresha vetëm me këtë punë dhe nuk do të bëja asnjë punë tjetër. Jam përpjekur të përqendrohem dhe që të fokusohem që të bëj gjërat që më bëjnë të lumtur...”, tha Arbana.

Pjesë nga intervista:

Mira Kazhani: Po prisja dhe prisja dhe për të mos e bërë ashtu në fakt, si zarfi yt i zi, i famshëm, njerëzit duan shumë ta dinë çfarë ndodhi në të vërtetë me Big Brother. Ditët e fundit kur do të niste Big Brother Vip 3 u duk sikur në rrjet po zhvillohej një kryengritje. Njerëzit të donin ty. Janë mësuar me ty. Unë e kuptoj kur mësohen me një figurë. Por e thashë edhe në fillim, ti e di që e ke atë aset tëndin, meritë e jotja, fati yt që publiku të mbështet, të do.

Arbana Osmani: Po, edhe jam shumë e lumtur që më do. Jam akoma më e lumtur që ka vëmendje ndaj meje. Jam shumë me fat në gjithë këtë vëmendje. Na shohin, na dëgjojnë, na kuptojnë, na besojnë. Është shumë e rëndësishme të na dëgjojnë. E vlerësoj shumë këtë. Pavarësisht se më vjen keq t`ju zhgënjej. Nuk ndodhi asgjë. Unë e shpjegova pak momente më përpara. Vija nga një periudhë shumë e ngjeshur dhe vendimi im për të vazhduar projekte, dëshira, qoftë edhe qëndrimi më shumë me fëmijët, ndjekja e pasioneve të mia, hapja e një sipërmarrje të re, bërja e gjërave ndryshe. Unë e kam bërë Big Brother për shumë shumë vite. Kam bërë programe të tjera për shumë vite. E kuptoj që publiku është i lidhur me mua shumë në figurën e Big Brother, aq më tepër gjatë këtyre dy viteve të fundit, ku Big Brother ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Po ashtu unë e di që publiku mësohet edhe me një figurë tjetër. Iki unë, vjen dikush tjetër. Asnjëherë s`e kam menduar që është një herezi e madhe të lësh një projekt, sepse po lë të tjerët në baltë.

Mira Kazhani: Po ti e le në kulmin e vet. Në kulmin e suksesit tënd, të Big Brother si reality show. Nuk dukej e parashikuar. Dukej sikur gjithçka ndodhi në ato muajt e fundit.

Arbana Osmani: Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e Big Brother duhet të thoja: Shiko se ky është edicioni im i fundit. Se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, ç`rëndësi ka a do jem a s`do jem unë. Nuk e ndjej se duhet t`i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. Shiko se unë po iki dhe po ju lë… Thashë, kur të fillojë Big Brother unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme.

arbana osmani top channel big brother

Lini një Përgjigje